Plani i Qeverisë për të ndërtuar dhe operuar vetë rezervat e karburanteve për 90 deri në 100 ditë përballet me disa sfida logjistike dhe financiare.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi njoftoi të martën në takim me grosistët e naftës se projektligji i ri për rezervën e karburantit, që pritet të miratohet brenda 3 javësh në qeveri do të sjellë që fizikisht rezerva të mos mbahet më nga opertaorët privatë, por nga një agjenci shtetërore.
Por, mbetet për t’u parë në projektligjin që po diskuton qeveria se si do të zgjidhet kostoja financiare që kërkohet për ngritjen e këtyre rezervave.
Shqipëria konsumoi rreth 740 mijë tonë karburante përgjatë vitit 2025. Kjo do të thotë se për të garantuar rezerva për 90 deri në 100 ditë nevojitën të paktën 180 mijë tonë.
Vetëm kostoja e blerjes së kësaj sasie në treg me çmimet e para luftës në Iran shkon pak më shumë se 100 milionë euro, ndërsa kësaj shifre mund t’i shtohen edhe 50 milionë euro të tjera shpenzime për ndërtimin, apo marrjen me qira të depozitave, si dhe kostot operacionale të funksionimit të operatorit të ri shtetëror që do të menaxhojë këto rezerva.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016