
Edhe pse një pjesë e koncesioneve janë nën hetim, projektbuxheti i vitit 2024 parashikon një zë të veçantë për pagesat që do të bëjë dhe rrisqet që vaszhdojnë të mbartin. Në relacion thuhet qartë se asnjë koncesion nuk do të ndërpritet. “Ministria e Financave dhe Ekonomisë vlerëson dhe miraton paraprakisht të gjitha projektet koncesionare dhe të partneritetit publik privat (PPP) si edhe çdo ndryshim të tyre, nga pikëpamja e implikimeve individuale apo në grup për shpenzimet buxhetore, defiçitin buxhetor, qëndrueshmërinë e borxhit publik dhe detyrimet kontingjente eventuale. Shuma e përgjithshme e pagesave vjetore neto që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat rezultojnë nga kontratat koncesionare apo partneriteti publik privat (PPP), si rregull, nuk duhet të tejkalojnë kufirin prej 5 përqind të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor”, thuhet tekstualisht në relacion. Aktualisht, janë aktive 11 kontrata koncesionare apo partneriteti publik privat (PPP), ku një pjesë e tyre janë nën hetim nga gjykata.
Në relacion thuhet se sa i përket respektimit të nenit 4/2 të Ligjit nr.9936 datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor, ku përcaktohet se: "...shuma e përgjithshme e pagesave vjetore neto, që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat rezultojnë nga kontrata koncesionare apo partneriteti publik privat (PPP), si rregull, nuk duhet të tejkalojnë kufirin prej 5 përqind të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor...", rezulton se:
Për vitin 2024, kufiri i lejuar i pagesave neto për kontratat konçesionare/PPP, prej 5% i të ardhurave tatimore faktike të pritshme të vitit 2023, është rreth 29.8 miliardë lekë.
Për vitin 2024, pagesat vjetore neto që parashikohet të kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme për kontratat koncesionare/PPP, kapin vlerën rreth 14.3 miliardë lekë.
Përsa i përket ecurisë faktike të pagesave koncesionare në nivel 9 mujor për vitin 2023, në vijim jepet një tablo përmbledhëse:
Fondet buxhetore të alokuara sipas planit me ndryshime për vitin 2023 të raportuar nga Autoritetet Kontraktore përkatëse, me destinacion mbështetjen buxhetore për kontratat koncesionare/PPP, rezultojnë në total rreth 13.08 miliardë lekë. Nga këto, rreth 5.11 miliardë lekë investime dhe rreth 7.97 miliardë lekë shpenzime korente.
Krahasuar me pagesat faktike të vitit 2022, të cilat arritën vlerën rreth 12.64 miliardë lekë, pagesat e planifikuara për vitin 2023 janë rreth 3.5% më të larta ose rreth 443.7 milionë lekë më shumë.
Pagesat faktike për periudhën 9 mujore 2023 rezultojnë në masën rreth 7.98 miliardë lekë ose 61% e planit vjetor me ndryshime të vitit 2023. Nga këto, niveli më i lartë i pagesave është realizuar në muajin Mars me rreth 1.54 miliardë lekë ose 19.3% të pagesave faktike 9 mujore:
Pagesa më e lartë e realizuar në muajin Mars është pagesa prej rreth 510 milionë lekë për kontratën “Përmirësimi, Ndërtimi, Operimi dhe Mirëmbajtja e Rrugës së Arbrit”, pagesë e cilapërbën 33% të totalit të pagesave faktike të realizuara në muajin Mars.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, pagesat faktike për 9 mujorin 2023 rezultojnë rreth 1.3 miliardë lekë më të ulëta ose rreth 14% më pak, rënie e cila i dedikohet pagesave më të ulëta të realizuara kryesisht për kontratat:
“Përmirësimi, Ndërtimi, Operimi dhe Mirëmbajtja e Rrugës së Arbrit”, ku pagesat faktike për mujorin 2023 rezultojnë 1.08 miliardë lekë më të ulëta se 9 mujori 2022. Ky realizim i referohet skedulit të pagesave, sipas përcaktimeve të kontratës koncesionare në fjalë, pasi në terma vjetorë, i gjithë plani i pagesave të kësaj kontrate për vitin 2023 është rreth 3.3% ose 96 milionë lekë më i “Financimi, ngritja dhe operimi i shërbimit të skanimit të kontenierve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë”, ku pagesat faktike për 9 mujorin 2023 rezultojnë rreth 284 milionë lekë më të ulëta se 9 mujori 2022, ndikuar nga fakti se edhe në terma vjetorë totali i planit të pagesave për vitin 2023 është rreth 16.5% ose rreth 318 milionë lekë më i ulët se pagesat faktike të saj në vitin 2022.
Përveç pagesave të përcaktuara vjetore, u kryen edhe pagesa të tjera me këste që buronin nga procesi i rinegociimit të kësaj kontrate në vitin 2021, me qëllim përballimin e impaktit të pasojave të shkaktuara nga situata e Pandemisë COVID-19.
“Ndërtimi i Landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimit të venddepozitimeve ekzistuese Tiranë dheprodhimin e energjisë elektrike", ku pagesat faktike për 9 mujorin 2023 rezultojnë rreth 122.5milionë lekë më të ulëta se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Ndërkohë, për kontratën “Ndërtimi, operimi dhe transferimi i inceneratorit për përpunimin e mbetjeve urbane të Bashkisë Fier”, për vitin 2023 nga ana e Autoritetit Kontraktor (MIE) nuk ka patur raportim lidhur me planin e pagesave ndërkohë që, pagesat faktike për periudhën 9 mujore 2022 qenë në vlerën rreth 376.4 milionë lekë.