Koncesionet do marrin më shumë parà. Kontratat që do të marrin “tortën” e Buxhetit 2025

29 Tetor 2024, 11:04Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pas zbardhjes së shumës së buxhetit për vitin 2025, tashmë dalin në dritë dhe zërat që do të marrin më shumë nga kjo vlerë. Ashtu sicc pritej lontratat koncesionare do të marrin më shumë parà nga buxheti i shtetit për vitin 2025. Sipas projektbuxhetit, për vitin që vjen janë akorduar në total 14.23 mld lekë apo rreth 0.23 mld lekë më shumë se buxheti i vitit 2024, ku financimi për koncesionet ishte rreth 14 mld lekë.

Në total janë 10 kontrata që financohen, teksa peshën më të madhe të buxhetit të koncesioneve e ka ndërtimi i rrugës së Arbrit. Për këtë kontratë, në total për vitin 2025 janë akorduar 3.36 mld lekë. 2 kontratat e tjera në sektorin e rrugëve që do të financohen për vitin që vjen janë ato të autostradës Milot – Morinë dhe të aksit Porti i Jahteve –Orikum – Dukat, teksa buxheti total për koncesionet në sektorin e transportit rrugor arrin në rreth 5 mld lekë.

Ndërkaq, për vitin 2025 është parashikuar mbështetje buxhetore edhe për 4 kontratat koncesionare në fushën e shëndetësisë, ku përfshihet kontrolli shëndetësor bazë, i njohur ndryshe si check –up, sterlizimi i instrumenteve kirurgjikalë, ofrimi i shërbimeve laboratorike dhe koncesioni i hemodializës. Kontratat e partneritetit publik –privat në sektorin shëndetësor do të financohen në total, me një shumë prej 5.63 mld lekësh.

Paralelisht, buxheti i vitit që vjen parashikon edhe financimin e kontratës për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, me një vlerë prej 1.27 mld lekë. 2 kontratat e tjera që do të marrin para’ nga buxheti 2025 janë ato të infrastrukturës arsimore në Bashkinë Tiranë, si dhe kontrata e shërbimit të skanimit të dogana. Ndërkaq, 3 kontrata të tjera për ndërtim e inceneratorit të Elbasanti, Fierit dhe aksin Milot – Balldren, tashmë janë joaktive.

Video