Ish-pronarët, lista e plotë e 74 familjeve që marrin kompensimin

1 Shkurt 2024, 09:52Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka publikuar emrat e 74 ish-pronarëve që marrin paratë e kompensimit. Fondi që ndahet për këto familje kap vlerën e rreth 2 milionë dollarëve.

Sipas njoftimit të ATP në zbatim të detyrimeve ligjore të përcaktuara në nenin 17 të ligjit “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” të ndryshuar dhe “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, i ndryshuar, në fillim të vitit buxhetor 2024, janë përfunduar procedurat për lëvrimin e këstit të radhës për 74 vendime të subjekteve të shpronësuara, që kanë përfituar kompensim financiar, me kërkesë të veçantë, gjatë viteve 2020-2023, nga të cilët:

·  për 64 vendime, subjektet përfitojnë këstin e pestë,

·  për 6 vendime, subjektet përfitojnë këstin e katërt,

·  për 4 vendime, subjektet përfitojnë këstin e dytë.

ATP evidenton se vlera totale e fondit, të vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që do të lëvrohet menjëherë në fillim të vitit buxhetor 2024, si këst i radhës për 74 vendimet e subjekteve përfitues, është 219,410,760.86 lekë.

Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

Ish-pronarët, lista e plotë e 74 familjeve që marrin kompensimin

Ish-pronarët, lista e plotë e 74 familjeve që marrin kompensimin

Video