Hekurudha Tiranë-Durrës, shpronësim për pronarët që preken nga projekti

18 January 2024, 13:08Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Hekurudha Tiranë-Durrës, shpronësim për pronarët

Këshilli i Ministrave ka miratuar shpronësimin për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës – terminali i transportit publik Tiranë (PPT) dhe lidhja me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA)”.

Sipas vendimit të qeverisë, pronarët e pasurive të paluajtshme do të kompensohen në vlerë të përgjithshme 104 085 941.87 lekësh, e cila do të përballohet nga buxheti i shtetit.

Vlera e përgjithshme e shpronësimit, përballohet nga buxheti i shtetit, llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.

Pronarët do të kompensohen pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.


Video