Gjoba për "kartelin" e miellit/ Ekspertja e ekonomisë: Vendim i vonuar, konsumatori vijon të jetë i pambrojtur

26 Dhjetor 2022, 17:44Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Teuta Nunaj Kortoçi, eksperte ekonomie deklaroi në “MCN” se vendimi për të gjobitur kompanitë e miellit për marrëveshjet për çmimet e larta është i vonuar edhe pse i domosdoshëm.

Duke vijuar shpjegimin e saj, Nunaj Kortoçi tha se konkurrenca e pandershme ndikon drejtpërdrejt tek konsumatori pasi vijon të jetë i pambrojtur.

"Ky vendim është i vonuar, edhe pse është i duhur. Kemi diskutuar rritjen e çmimeve pa një arsye reale. Sepse në momentin që ka pasur rritje të çmimit të miellit dhe si pasojë e luftës, kompanitë kishin një depozitë 3 mujore pasi kështu e kërkon ligji, këta kishin miel, ndërkohë që rritjen e çmimit e nisën menjëherë, s’duhet të ndodhte pasi duhet të kishte periudhë tranzicioni. Ndaj në këtë rast e gjykoj vendim të duhur dhe të vonuar. Ka luftë të pandershme dhe konkurrencë të pandershme dhe e pëson konsumatori. Shteti duhet ta mbrojë konsumatorin final. Kemi folur për Bordin si ata e mbajnë çmimin . Tregu duhet të përcaktojë çmimin, në rastin konkret kompanitë për të mbrojtur veten e  tyre, i japin të drejtë vetes të vendosin çmimin final dhe kjo në këtë rast i ruan ato në një fitim të garantuar pasi kompanitë bien dakord për një çmim unik dhe garantojnë ekzistencën e një fitimi  të sigurtë. E pëson konsumatori final.

Ne si komb e përdorim miellin në sasi të madhe, duke e ditur këtë nevojë që qytetarët janë të detyruar ta blejnë bukën pavarësisht çmimit, ajo nuk zëvendësohet, në të tilla raste konsumatori e pëson. Ne nuk ndeshemi për me këtë veprim. Nga ana e shtetit nuk ka pasur një ndjekje të procedurës dhe rregullave ligjore që nga çmimi i bukës, mielli i blerë. Nuk është e re që po çuditemi. Lënia në dorë të lirë pas pasur kontroll të standardeve bëjnë që konsumatori të jetë ai që e pëson në mënyrë të drejtpërdrejtë.  Për produktet nga importi, fitimi është i përllogaritur.

Konsumatori vijon të jetë i pambrojtur.  Ky konsumator është viktimë e veprimeve të aktorëve të tjerë. Në rastin e karteleve në produktet e tjera janë gjëra që në Shqipëri kanë funksionuar. Ne jemi ende ekonomi në tranzicion, shtet në tranzicion dhe kjo e dëmton konsumatorin final. Shteti nuk duhet të veprojë në mënyrë të avashtë, nuk duhet të presësh 1 vit për të verifikuar çmimet. Shteti nuk merr asnjë masë për të mbrojtur. Bordet e Transparencës duhet të mbyllen, organet që janë detyrë të mbrojnë konkurrencën duhet të veprojnë." deklaroi ajo.

Video