Gati 146 mln euro: Zhbllokohen fondet e BE-së për bujqësinë shqiptare, pas tri vjetësh?

10 March 2026, 15:48Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gati 146 mln euro: Zhbllokohen fondet e BE-së për bujqësinë

Ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, prej së cilës u bllokuan fondet e BE

Pas një periudhe 3 vjeçare të pezullimit të fondeve europiane për bujqësinë shqiptare, burime për Top Channel tregojnë se Programi IPARD III po hyn në një fazë të re, duke marrë dritën jeshile për rifillimin e financimit për fermerët dhe agrobizneset e vendit tonë.

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, së bashku me drejtoreshën e Përgjithshme të Bujqësisë Brukselit Elisabet Werner duke parë nevojat e bujqësisë shqiptare të dy së bashku kanë hartuar dhe zërat se si do të shpërndahen 146 milionë eurot e programit IPARD III.

Prioritet të veçantë kësaj here do të kenë moderinizimi i fermave duke aplikuar teknologjinë që rrit sigurinë ushqimore dhe ul kostot e prodhimit. Programi IPARD III është menduar të jetë i ndarë në 9 masa, ku 5 prej tyre do të aplikohen për herë të parë në bujqësi:

Investime në ferma bujqësore; Agropërpunimi dhe marketingu i produkteve bujqësore; Diversifikimi i ekonomisë rurale; Asistenca teknike dhe ngritja e kapaciteteve institucionale; Masat agro-mjedisore dhe klima; Qasja LEADER; investime në infrastrukturën rurale; Shërbimet këshillimore për fermerë; Menaxhimi dhe zhvillimi i pyjeve

Këto sektorë të bujqësisë konsiderohen si thelbësorët  për të rritur vlerën e produkteve shqiptare në tregjet europiane.

Ndërkohë siguria ushqimore është testi i radhës që Shqipëria duhet të kalojë për tu bërë pjesë e familjes europiane, investimet në fermat shqiptare më 112 milionë eurot e qytetarëve europainë dhe 34 mln euro nga buxheti ynë pritet të nxisin prodhimin e produkteve të shëndetshme.


Video