FMN kundër paqes fiskale: Krijon pabarazi!

14 Nëntor 2025, 12:49Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Anke Weber

Fondi Monetar Ndërkombëtar është skeptik mbi efektet afatgjata të planit të qeverisë për të falur gjoba dhe detyrime shumëvjeçare për bizneset përmes ‘Paqes Fiskale’.

Në konferencën e përmbylljes së misionit periodik të vëzhgimit të fondit në Tiranë, drejtuesja e FMN në Shqipëri, Anke Weber tha se drafti i propozuar ka elementë që minojnë progresin e vendit në mirëadministrimin e të ardhurave

“Lidhur me paqen fiskale, ne kemi parë draftin e fundit të Qeverisë. Vërejmë që Qeveria ka bërë përparim në forcimin e administrimit të të ardhurave, por disa elementë të propozimit mund të minojnë progresin e Shqipërisë në administrimin e tatimeve dhe të krijojnë disa risqe për drejtësinë”, deklaroi përfaqësuesja e FMN në Shqipëri, Anke Weber.

Pyetja: Cili është qëndrimi juaj për paqen fiskale dhe sa e shëndetshme iu duket për ekonominë?

Drejtuesja e FMN në Shqipëri, Anke Weber: Kemi parë draftin e fundit të paketës së propozuar për paqen fiskale. Vërejmë se qeveria ka bërë përparim të konsiderueshëm gjatë viteve të fundit në forcimin e administrimit të të ardhurave në përputhje me këshillat e FMN-së. Ne kemi frikë që disa prej elementeve të projekt-propozimit mund të minojnë progresin e fundit të Shqipërisë në administrimin e tatimeve dhe të krijojnë disa risqe për përmbushjen dhe për drejtësinë.


Video