Dokumentet e verifikuara provojnë pastërtinë e aksionerëve të Jet Bank

1 Maj 2026, 10:28Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fatbardha Rino

Në intervistën e fundit në një television kombëtar, Fatbardha Rino sqaroi se Jet Bank ka një strukturë moderne qeverisjeje ku aksionarët kanë rol vetëm investues, ndërsa vendimmarrja operacionale i përket plotësisht ekipit ekzekutiv të miratuar nga rregullatori.

Struktura është ndërtuar sipas standardeve të qeverisjes së mirë dhe “fit & proper” procesit.

Ajo theksoi se kapitali është plotësisht i dokumentuar dhe i verifikuar sipas ligjit nr. 9662 dhe rregulloreve të licencimit bankar, ndërsa çdo pretendim për mungesë integriteti nuk mbështetet në asnjë fakt zyrtar apo dokument të autoriteteve financiare.

Gjithashtu, ajo nënvizoi se ndarja e qartë mes investitorëve dhe ekzekutivëve është një nga elementët kyç të bankave moderne, duke garantuar pavarësi operacionale dhe mbrojtje të interesit të klientëve në çdo nivel vendimmarrjeje.

 


Video