Dita e Verës me One Albania; argëtim & muzikë në Tiranë dhe Elbasan

14 Mars 2025, 13:04Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dita e Verës me One Albania

One Albania, marka lider e telekomunikacionit në Shqipëri, do të sjellë një atmosferë të paharrueshme për Ditën e Verës, duke festuar njëkohësisht dyvjetorin e saj në tregun shqiptar.

Në këtë festë të madhe, rrugët dhe sheshet kryesore të Tiranës dhe Elbasanit do të kthehen në epiqendrat e muzikës, artit dhe teknologjisë, duke krijuar një përvojë unike për mijëra qytetarë.

Një festë e ndriçuar nga inovacioni dhe muzika

Gjatë kësaj dite festive, One Albania do të prezantojë një format unik eventesh ku teknologjia dhe arti bashkohen për të krijuar një eksperiencë të paharrueshme.

“Kjo ditë festive është një mundësi për të lidhur më shumë njerëzit me teknologjinë tonë 5G, duke e përjetuar atë përmes muzikës, artit dhe inovacionit. Festa jonë do të ndriçojë tre vendndodhje kyçe në të gjithë Tiranën,” – u shpreh Arta Mahila, Drejtorja e Komunikimeve të Marketingut në One Albania.

Ndërkohë tre lokacionet kryesore janë:
Koncerti në Sheshin “Skënderbej” – Kamioni lëvizës i One Albania do të shndërrohet në një skenë muzikore lëvizëse, duke sjellë performanca gjatë gjithë ditës.

Në një kënd tjetër të qytetit do të kemi [erformanca energjike nga DJ gra të njohura ndërkombëtarisht, që do të sjellin ritmet më të mira në zemër të kryeqytetit, në zonën e ish Bllokut.  Lokacioni tjetër është tarraca e Piramidës, e cila do të shndërrohet në një skenë elektrizuese nga DJ i famshëm Josh Gigande.

Dhe teksa bie muzgu, qielli i Tiranës do të ndriçohet nga mijëra tullumbace, duke krijuar një spektakël të paharrueshëm.

Elbasani, qyteti me traditën më të lashtë të Ditës së Verës, do të jetë gjithashtu pjesë e kësaj feste të veçantë. One Albania prezanton nismën #ejan'elba, një hapësirë aktive që do të sjellë energji dhe kreativitet në qytet gjatë gjithë vitit. Më 14 mars, kjo hapësirë do të shndërrohet në një qendër dinamike, ku tradita do të takohet me inovacionin përmes intervistave, bisedave dhe aktiviteteve të veçanta.

Dita e Verës 2024 shënon një fillim të ri për One Albania, duke sjellë jo vetëm një shpërthim ngjyrash dhe energjie, por edhe një sezon të ri plot risi teknologjike. Me një angazhim të vazhdueshëm për të afruar teknologjinë me komunitetin, One Albania vazhdon të frymëzojë dhe të krijojë mundësi të reja për qytetarët shqiptarë.

Video