Botërori i Klubeve 2025: Spektakli global i futbollit vjen ekskluzivisht në DigitAlb/SuperSport!

14 Qershor 2025, 14:04Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

DigitAlb/SuperSport do të sjellë për të gjithë publikun shqiptar emocionet e paharrueshme
të Botërorit të Klubeve.

Për herë të parë me formatin e zgjeruar me 32 skuadra, në
evenimentin që do të organizohet në SHBA pritet një shfaqje e madhe e futbollit me skuadra
pjesëmarrëse nga të gjitha kontinentet e botës.

Do të spikasin 12 ekipet evropiane, por sigurisht edhe skuadrat nga Afrika, Azia, Amerika,
Oqeania që pritet t’i japin ngjyra spektakolare kompeticionit. FIFA do të shprëndajë 1
miliardë dollarë në total që do të ndahen mes skuadrave, ndërsa fituesi do të shpërblehet
me 125 milionë dollarë.

Gjithcka do të startojë të dielën me sfidën mes Al Ahly dhe Interit. Për të vijuar me
programin e përditshëm të ndeshjeve multikontinentale deri më 27 qershor në mbarimin e
fazës së grupeve dhe më pas me fazën e ethshme të nokautit.

Kompeticioni do të zgjasë deri më 13 korrik dhe do të zhvillohet i gjithi në SHBA teksa janë
përzgjedhur 12 stadiume nga 11 qytete të ndryshme: Atlanta, Seattle, Philadelphia, Miami
Gardens, Orlando, Nashville, Cincinnati, Washington DC, Los Angeles, New York dhe
Charlotte. Ndeshjet do të luhen në pesë orare të ndryshme. Në 18:00, 20:00, 21:00, 00:00 të natës, 03:00 të mëngjesit dhe 04:00 të mëngjesit.

Botërori i Klubeve 2025: Spektakli global i futbollit vjen ekskluzivisht

DigitAlb/SuperSport do të jetë shoqëruesi yt më i mirë gjatë këtij muaji të mbushur me
emocionet e Botërorit të Klubeve me 63 ndeshje në total. Duke filluar nga faza e grupeve
deri në finalen e madhe në MetLife Stadium.

Në muajin ku globi i futbollit do të kthehet në një garë të papërsëritshme, DigitAlb dhe
SuperSport do të jenë porta juaj e vetme për të jetuar cdo emocion, cdo gol dhe cdo magji
të Botërorit të Klubeve. Nga spektakli në fushë, tek zërat më të dashur në ekran, ne do të
jemi aty, për t’jua sjellë këtë eveniment botëror sipas standardit më të lartë të transmetimit.
Botërorin e Klubeve do të mund ta përfitoni DHURATE me cdo abonim në Paketën Premium
në DigitAlb, në cdo pikë shitje ose online ne www.digitalb.al.

Video