Bordi i Transparencës është mbledhur sërish ditën e sotme, ku ka ndryshuar çmimin e karburanteve.
Çmimi i naftës është ulur me 5 lekë, ku nga sot do të tregtohet me pakicë me 192 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë me 180 lekë/litër.
Ulje me 2 lekë ka pësuar edhe çmimi i benzinës, ku nga sot do të tregtohet me pakicë me 187 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë me 175 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i gazit ka pësuar rritje, i cili do të jetë 71 lekë/litri dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet. Ndërsa çmimi i naftës për peshkim është vendosur 98 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi ditën e sotme, datë 3 Shkurt, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.