Bordi i "Çetit" ndryshon sërish çmimin e naftës dhe benzinës

9 Dhjetor 2022, 15:07Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Biznesmeni Shefqet Kastrati

Bordi i Transparancës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve.

Ditën e sotme është vendosur që çmimi i naftës me pakicë të jetë 196 lekë/litri, 2 lekë më pak sesa çmimi i mëparshëm, ndërsa me shumicë do tregtohet me 184 lekë/litër.

Ndërsa, çmimi i shitjes me pakicë të benzinës është caktuar 175 lekë/litri, 5 lekë më pak sesa çmimi i mëparshëm, ndërsa me shumicë do tregtohet me 163 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i gazit, do të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i naftës për peshkim është vendosur 102 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot, datë 9 Dhjetor, ora 18:00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Video