Banka e Shqipërisë nuk ndryshon normën e interesit, guvernatori Sejko: Do mbështesim bujqësinë dhe biznesin e vogël

5 Shkurt 2025, 16:52Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko

Banka e Shqipërisë ka vendosur të mbajë normën bazë të interesit në 2.75%, duke pasur parasysh që inflacioni po tregon një tendencë rënieje.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në konferencë për mediat, ka theksuar se ekonomia e vendit ka vazhduar të rritet, dhe një faktor kyç për këtë ka qenë zhvillimi i turizmit.

Gjithashtu, Banka e Shqipërisë ka marrë masa për të mbështetur sektorin e bujqësisë dhe bizneset e vogla, duke vënë në dispozicion një fond prej 25 miliardë lekësh. Sejko ka theksuar se kjo masë ka për qëllim lehtësimin e aksesit të këtyre sektorëve në kredi me norma më të ulëta, për të inkurajuar rritjen e kreditimit dhe investimeve.

Në lidhje me rritjen e euros, guvernatori ka komentuar se kishte pasur një lëvizje të vogël, që ishte e lidhur me rritjen e nivelit të shpenzimeve, por që nuk ka shkaktuar shqetësime të mëdha për stabilitetin e monedhës kombëtare.

Video