Balluku merr në mbrojtje Bordin e Çetit: Nuk ndikon në çmimin e naftës (VIDEO)

25 August 2022, 13:11Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Balluku merr në mbrojtje Bordin e Çetit: Nuk ndikon në
Belinda Balluku

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku ka marrë në mbrojtje sot Bordin e Transparencës që më shumë i shërben Shefqet Kastratit dhe jo qytetarëve. Sipas Ballukut, Bordi nuk ndikon në çmimin e naftës.

Në përgjigje të interesit të mediave lidhur me çmimin e lartë të naftës në vendin tonë, Balluku tha se nuk ulje të çmimit të naftës në Bursë.

“Bordi i Transparencës është aty për të kontrolluar dhe për të bërë transparencë publike. Është e rremë që çmimi në bursë ka rënë. Ata i referohen çmimit krudo, ne i referohemi produktit diezel. Është transparente të shihet si janë çmimet sot në bursë”, tha Balluku.

Sipas Ballukut, çmimi më i lartë i naftës në Shqipëri ka lidhje vetë me taksat e inkorporuara brenda këtij çmimi, ndryshe nga vendet e rajonit që e kanë të ndarë.

Rreth dy javë më parë, çmimi i naftës në tregjet globale arriti në nivelin më të ulët që prej muajit shkurt, kohë kur nisën edhe tensionet e luftës Rusi-Ukrainë.

Rënie ka pasur edhe në bursën Platts, ku shiten produktet e përpunuara që janë direkt për konsum.

 


Video