Autoshkollat bojkotojnë aktivitetin, shkak ndryshimi i tarifave dhe informaliteti

5 Shkurt 2024, 12:14Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Autoìshkollat kanë bojkotuar për një ditë aktivitetin e tyre, duke mos kryer asnjë shërbim pranë drejtorive rajonale të degëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Shkak për këtë vendim është bërë mënjanimi dhe mosinformimi i tyre, si grupe interesi mbi ndryshimin e tarifave të shërbimit nga DPSHTRR-ja apo moszbatimi i udhëzimeve për ndihmën mjekësore dhe kryerjen e pagesave për shërbimin e marrë nga autoshkollat në bankë.

Një tjetër shqetësim lidhej me formalizimin e aktivitetit të autoshkollave dhe përcaktimi i një kosto minimale teknike për çdo kategori të lejeve të drejtimit, si një formë për të vendosur këtë aktivitet në kushte të barabrata të një konkurrence të ndershme dhe ligjore, duke larguar fiktivitetin dhe evazionin fiskal në këtë sektor.

Ndërkaq, në rast të mos reagimit nga institucionet, autoshkollat njoftojnë protestë përpara kryeministrisë.

Video