
Menyra si Edi Rama ka bere disa seanca publiciteti per "lavdine e vendburimit te Shpiragut" ne pamje te pare e ben zonen naftembajtese te Shpiragut si nje objekt barcoletash; ndonese mua me rezulton qe kjo eshte diçka shume me serioze nga sa ironizojne keta qe merren me aspektet estetike te Edi Rames por e pesojne perhere nga levizjet e tij strategjike.
Historia e Shpiragut nis (me Enver Hoxhen por whatever) me kompanine Petromanas e cila mori te drejtat e studimit te zones gjate qeverisjes se Berishes.
Petromanas ishte nje kompani 100% ne zoterim te mogulit financiar George Soros.
Altin Goxhaj thote se aksesin Sorosit ja krijoi Dritan Prifti me Enno Bozdon, por kjo nuk eshte aspak e vertete, sepse dhe Dritan Prifti dhe Enno Bozdo ishin ushtare te nje vendimi te marre mijera km larg Shqiperise.
Kjo ishte nje ujdi e mbyllur nga John Podesta ne favor te George Soros dhe aksesin e ka dhene Sali Berisha dora vet.
Me pas; ne 2016-en (ne mos gaboj) Petromanas ja shiti kontraten SHELL-it dhe kjo gje ndodh vetem pasi studimet paraprake garantuan se çdo operacion hidrokarbur i SHELL-it do te kushtonte me pak ose barabarte me produktin e perfituar.
Pra kontrata u shit pasi studimi garantoi SHELL-in se nuk do humbiste asnje qindarke pavaresisht vleres se investuar per operacione çpimi.
SHELL nuk eshte koorporate; por eshte shtet privat, madje nder shtetet me te fuqishme te planetit.
Fakti qe SHELL hyri ne vet te pare ishte e dhene teper serioze, le pastaj qe operacionet e kerkimit dhe vleresimit te suksesit jane te ndara ne 7 nivele veshtiresie ndersa se fundmi eshte garantuar suksesi ne nivelin e 5-te te depertimit.
Pra mbeten dhe dy nivele tjera per t'u eksploruar dhe per rrjedhoje dhe Rames i mbeten dy mundesi teorike per t'u mburrur serish.
Mirepo le te qendrojme te niveli i 5-te, ekzistuesi.
SHELL ka deklaruar se do investoje ne operacione hidrokarbure 7 miliarde USD; shifer kjo sa dyfishi i buxhetit te shtetit te ketij vendi.
Por ajo çfare eshte me e rendesishmja lidhet me nocionin qe perdori Belinda Balluku, e cila foli per "Fond Sovran".
Kete nocion ministrja Balluku e bashke me te dhe kryeministri Rama; as do guxonin ta perdornin dot publikisht nese nuk do ishin informuar nga kupola e SHELL-it se per çfare behet fjale.
Ne fakt behet fjale per nje nocion qe lidhet me financen e larte nderkombetare se sa me operacionet hidrokarbure.
Sepse ne momentin qe SHELL deklaron se ka siguruar nga Shpiragu nje pasuri prej 200 (apo me shume) miliarde USD; ne bursa dhe ne tregun bankar loja funksionon ndryshe nga sa mendojne ata qe naften e masin me shitjen ne pompe.
Ne momentin qe nje koorporate me reputacion absolut si SHELL deklaron kete rezerve, kete pasuri, ajo eshte automatikisht element i tregut te burses dhe sistemit bankar nderkombetar.
Kshuqe nuk do habitesha fare sikur ai Fondi Sovran i vendit tone te kape 1/4 ose 1/3 e shifres totale te pasurise se zbuluar dhe papritmas Shqiperia te ishte poseduese e nje fondi me kapital 50 miliarde dollare apo 100 miliarde dollare.
E di qe duken shifra te çmendura por e tille eshte loja energjitike.
Ne kete skenar, Shqiperia jo vetem do kishte kapacitet per investime dhe mbeshtetje sociale te brendshme, por ka absolutisht mundesi qe te investoje dhe ne tregjet nderkombetare si dhe te ri-ekuilibronte marredhenien e borxhit te jashtem.
Ndaj dhe gjithe cinikeve qe u duket entuziazmi i Rames si ndonje loje qe behet per arsye spekulative marketingu; duhet t'u behet e ditur se nga Rama dhe priten te tilla lojera, ndersa me SHELL-in nuk ka shaka.
Krijimi i te ashtuquajturit Fond Sovran do te duhej te trondiste kete opoziten e ndare ne 4 copa sepse eshte nje as nen menge i Rames qe do e bente automatikisht ate partnerin absolut te perendimit; duke zhbere me tej shanset e kesaj opozite ne rrafshin nderkombetar.
Si dhe do krijonte nje skeme perfekte te perthithjes nga tregu te gjithe anomalive qe ka sjelle ne treg pastrimi i parase dhe narkotrafiku.
Ne nje loje kaq te madhe me SHELL-in, sistemi ekzistues i pastrimit te parase se narkotrafikut as do binte ne sy fare dhe do i jepte Shqiperise trajtat e Hollandes, e cila pastron leke droge pafund por ka kapacitete kamufluese te jashtezakonshme qe vijne nga volumet tregtare legale.
Ndaj dhe pertej menyres femijenore si gezon e ben propagande shoku Rrapi, ajo çfare ka deklaruar Balluku per "Fond Sovran" eshte nocion dhe e dhene shume serioze ne kontekstin e nje bashkepunimi me SHELL-in dhe druaj se keta opozitaret qe qeshin me shume, jane pikerisht ata qe ne krye te kater viteve do kuptojne se kane qeshur me fatin e tyre.