Një konferencë shtypi me një protagonist që për një çast na shkëputi nga realiteti. Na argëtoi qerratai. Na kishte marrë malli. E kerkonim në emisionet televizive për njerëzit e humbur dhe ja ku u shfaq.
Qeshte, bënte grimasa, mërzitej, qeshte prapë. Nuk thoshte asgjë në rastin me të mirë, nuk dinte çfarë thoshte shpesh. Të gjallët i vdiq, të vdekurit i ktheu përmbys.
Të dhimbsej në vetëposhtërimin e tij si shërbëtor i marrë peng nga ambicia e tij për të mbetur dikush kur gjithmonë ka qenë askush.
Shaka e fatit që kërkon reflektim të thellë që lideri nuk klonohet, nuk rritet në epruvetë nuk zgjidhet për mungesën e cilësive!
E kundërta do na e kishte shmangur këtë keqardhje për një investim të rreme që kemi bërë në shumë vite. I la të zhgënjyer të gjithë!
Ata që po e përdorin për cilësinë e ulet të aktrimit po kaq ata që prisnin një vrasje ndërgjegjeje apo pak ndjenjë turpi për kohën, mundin sakrificat, shpresat që ju vrau me kotësinë e tij gjenetike!
Një gjë ra ne sy që nuk kishte ndryshuar paaftësia për t’u skuqur apo zverdhur!