Endri Meksi, djali i ish-Kryeministrit të PD-së në vitet ’90, Aleksandër Meksi ka reaguar në lidhje me artikullin e publikuar nga Voxneës.al për pallatin shumëkatësh të ngritur ngjitur me godinën e Presidencës.
Artikulli ngre përmes dokumentave gjyqësore dyshimet se Presidenca mund të jetë përfshirë në pazare me ndërtuesit në këtë pronë.
Por, më poshtë ajo çfarë shkruan djali i ish-Kryeministrit Meksi në postimin e tij.
Sot u botua rresht ky lajmi qe duket sikur ne thelb godet Presidentin Meta...te pakten kete qellim kane keta qe shkruajne e kopjojne...
Historia te ai pallat, objekt i gjyqit te artikullit, eshte shume me komplekse e daton qe ne 1995...dhe do ngelet per t'u treguar njehere tjeter e plote...
Por sa per sot, disa detaje:
1. aty u dha leje nga Bashkia Tirane ne nje toke prone shtet me letra fallco per pronaret aktuale...Bashkia ishte ne dijeni sepse me pare ne 2014 ishte pale me banoret e zones rrethuese ne nje gjyq administrativ ku dhe u shpreh dhe pro te drejtave te banoreve...me vone Bashkia nderroi qendrim...
2. prona u fallcifikua si fillim ne 1995; pastaj u shit 3 here...dhe heren e fundit pronaret bleres jane Elton Bodinaku, Dajlan Avdia dhe Ador Erebara nder te tjere
3. Elton Bodinaku eshte nje element i njohur nga Policia e Shtetit por ndoshta publiku e njeh si personi qe mbeti i plagosur ne ngjarjen e Elbasanit ne prill 2021...
4. Dajlan Avdia eshte ndertues i disa pallateve me zhurme ne Tirane, ne vecanti i atyre kullave pas Bashkise se Tiranes...
5. Ador Erebara eshte biznesmen i njohur ne Tirane per ish-kafen Grand ne Bllok, sot Cioçolattini...
6. Pasi blene nje prone me letra fallco, keta arriten te marrin lejen, per te cilen vazhdojne disa gjyqe (civile, administrative, kushtetuese e se shpejti ne GJEDNJ)
Gjate vitit 2015 problematikat e kesaj prone perfunduan mbi 10 here ne Komisariatin nr.2 Tirane derisa u transferua ne Malesi te Madhe titullari i Komisariatit dhe ceshtja mori zgjidhje...
Ne Prokurorine e Tiranes mungon te pakten 1 kallxim i bere ne ambientet e ketij Komisariati diku nga 24-26 qershori 2015...ishte delikat keshtu qe duhej zhdukur...
I kthehemi ceshtjes se Presidentit Meta.
Po, eshte e vertete cfare thote artikulli origjinal. Pas nje momenti qe u duk sikur Presidenca e kishte seriozisht padine qe u be (sepse cenonte sigurine e godinese duke qene qe leja i shkoi m'u ne themel) ceshtja u la pas dore...
Perse i takon tjeter kujt ta thote...
P.S. Gjate fazes se ndertimit pati dhe nje aksident me nje punetor te plagosur. As me kete rast Policia e Shtetit nuk gjeti kohe te merrej...