KLP - (Këshilli i Lobimeve Personale)!

13 Maj 2026, 13:04Pikëpamje SHKRUAR NGA ANILA HOXHA
Anila Hoxha

Anëtarët e KLP që duhet të ishte Këshilli i Larte i Prokurorisë por nuk është asgjë tjetër vecse këshilli që voton për interesa, ngre ne karrierë prokurorët me mbështetje politike apo pjesë të grupimeve të njohura , po grinden mes veti per arsye "banale".

Fyerjet, fjalori i papërshtatshëm i Sokol Stojanit i cili përfaqëson njërin grup dhe kryetarja Mirela Bogdani e grupimit tjetër, kane një vit që dalin sheshit me etiketime rrugacësh dhe aspak institucionale

Arsyeja?

Vetem një. Interesat .

Se cfarë fjalori përdoret klikoni dhe dëgjojeni në linkun https://klp.al/

Provat!

Ata u mblodhen me teme diskutimi hapjen e vakancave për prokurore ne prokurorine e Apeli, që mbas hartës gjyqësore është një dhe e vetme. Faktet tregojnë se kjo prokurori ka vetëm 11 prokurorë nga 20 që duhet të ketë. Por njëri kamp ku bën pjese edhe Sokol Stojani synon që vendet bosh të mbahen peng në pritje të mbarimit të mandatit te prokurorëve që janë emëruar si inspektorë ne ILD dhe padyshim edhe për të mbajtur bosh vende për prokurorët e parë te SPAK që ju mbaron mandati së shpejti
Pala tjetër thotë që kjo situatë nuk mund të vazhdojë pambarimisht në pritje, duke e gjunjëzuar apelin me mungesa prokurorësh dhe duke i hequr të drejtën me këtë "kaparosje" cdo prokurori tjetër që përmbush kriteret për tu ngjitur ne karriere.
Në këtë klime te agravuar edhe me herët sa herë ka interesa anëtarët ulen te votojne.
Pala qe ben koke turku Mirelen( kryetaren) jane prokurore qe kane qene ne sistem dhe jane te bindur se sistemi jane ata . Ndaj trimerohen dhe rikoshet besojne se do marrin ndonje vote nga perfaqesuesit e botes akademike apo ata anetare qe i quajne ne gjuhe bullizuese " ju te BE "

Rezulton se: Katër prej anëtarëve ( ku bën pjesë edhe Stojani, Oliger Eminaj i skandalit më të fundit , Erind Germenji dhe Moisi Duda) votojnë kunder hapjes se vakancave

Anëtaret e tjere që mbeten ndahen ne dy nengrupe.

Tre votojnë: te hapen dy vakanca

2 votojne ku bën pjesë Mirela Bogdani dhe Erind Mërkuri : të hapet një vend vakant

Por grupi që i thotë "jo" hapjes së vakancave e konsideron të marrë vendimin, sepse besojne ata janë shumica.
Në të vërtetë ligji në këtë pikë ështe i qarte si 1+1=2

Ligji 115/2016 në nenin 166 pika 2 thotë " KLP vendos me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm" .
Llogaria e thjeshtë : Të pranishëm 9 anëtarë , votuan katër. Pesë të tjerë jo. Pesa është shumica, pra nuk ka vendim
Por Stojani që dëgjuar ne audio ka një matematikë tjetër , llogarit që numri 4 është shumica dhe ndaj e konsideron vendimin të marrë dhe shan.

Cështja e votave i ka shtirë ne sherr edhe më herët, ku anëtarët jane po kaq banalë dhe aspak në interes të prokuroreve te republikës

Si pershenbull, Transferimet!

Kjo mbledhje me tensione lidhej me fatin e katër prokurorëve që janë transferuar me pëlqim nga rrethet ne Tirane për një periudhë 1 vjecare . Në kushtet kur ky afat ka mbaruar dhe kur ligji thotë qe kohëzgjatja e transferimit nuk mund të jetë më shumë se 1 vit anëtarët ulen te diskutojnë . Pavarësisht se i njëjti kamp ku bën pjese edhe prokurori i nderuar Sokol Stojani më herët kishin votuar për prokurorët e Elbasanit duke thene " jo" nuk mund te vazhdonin tej këtij afati, për rastin e Tiranes kampi ndryshon mendim.

Grupi Stojani voton " mund te qendrojne me caktim te perkohshem "

Grupi Bogdani voton : ata nuk mund të qendrojne tek afatit dhe të hapet procedura sërisht për transferim me pelqim. Këshilli ndahet prapë me votat që serisht lexohen gabim dhe aktualisht ne shkelje te ligjit kater prokurore qendrojne te transferuar pa asnje vendim. Skandali qe pason per kete vendimarrje eshte qe ne prespektive veprimet hetimore te ketyre 4 prokuroreve do te goditen ne gjykate per pavlefshmeri me pretendimet se kane hetuar prokurorë ndaj të cileve keshilli ska dhene vendim se ku i kane komoetencat

Kujtese !

Ne kulmin e pergatitjeve per te hapur garen per drejtimin e SPAK ne shtator 2025 unë raportova Exclusivisht, se si disa anetare tentuan te preknin ceshtjen e votimit qe lidhej me numrin e votave e qe ne thelb do te impaktonte edhe prokurorine e posacme.

Por kur vjen puna tek SPAK grupet e KLP janë të qeta dhe te edukuara ne dukje dhe nuk sherrosen , sepse nderkombetaret i shikojne dhe ndoshta ndaj ata nuk jane kaq trima sa vetem per vetem me njeri - tjetrin.


Video