Klodjan Alljabeu akuzohet për “pastrim parash”, aktivistja e VV: Të gjithë e dine çfarë bëhet me bizneset e Spitalit Amerikan. Prokuroria Speciale veproi shumë vonë

16 Dhjetor 2024, 13:16Pikëpamje SHKRUAR NGA DEJONA MIHALI
Klodian Allajbeu

Nga Dejona Mihali*

Pas njoftimit të Prokurorisë speciale për aktakuzën "pastrim parash" Allajbeu - Lluka kanë reaguar Grupi Dukagjini dhe Spitali Amerikan.

GRUPI DUKAGJINI (pronar edhe i TV Dukagjjni) ka njoftuar që akuzat janë të fabrikuara. Por nuk njoftuan se kush i ka fabrikuar ato në Prokurorinë Speciale.

Se kjo është fushatë nga kushdërshtarët e tyre. Por nuk njoftuan se kush janë kundërshtarët e tyre dhe si mbërrijnë ata të ndikojnë Prokurorinë Speciale dhe hetuesit policorë.

Se ata kanë tre vite hetime që po përndiqen personalisht. Po kush i ka persekutuar këto tre vite, Prokuroria Speciale, Policia, "kundërshtarët" a "fabrikuesit". A bën me i kallzu ata publikisht dhe penalisht?

Nga kush ka frikë Grupi Dukagjini që nuk flet me emra a me aktpadi?

Spitali Amerikan, pronar i T7 dhe Gazeta Express njoftoi se ishin të shqetësuar se Prokuroria Speciale ka prekur konfidencialitetin, ka rrjedhur aktakuzën dhe ka bërë publicitet me njoftimin.

Po a e sheh Pronari/ët se çfarë publikon TV dhe portali në pronësi të tyre për të gjithë të tjerët që janë kryesisht nga pala e Qeverisë dhe e mazhorancës. Së paku, dy emisione prime time janë shfaqur muajin e kaluar duke folur për jetën intime dhe lloj - lloj aludimesh e shpifjesh për jetën e qytetarëve të këtij vendi duke pretenduar se i kanë "videot" e marra nga prokuroria/hetuesia.

Se edhe pa aktakuzë hiç publikojnë "rrjedhje" të dosjeve hetimore të prokurorisë ku ka pjesë nga jeta e puna e atyre që TV e tyre i ka të kualifikuar si kundërshtarë dhe ndaj të cilëve nuk kursehet asnjë shpifje.

Madje standardi "Prokurori Speciale-hetues-gazeta express-analistë/pronarë portalesh" që qarkullojnë aty çdo natë e ditë tek prona juaj është që para se të ketë hetime të bëhet gjyqi publik live në TV, madje me shpifje.

Kështu që Allajbeu-Lluka janë të privilegjuar krahasuar me standardin që e aplikojnë mbi të tjerët.

Por e vërteta është që mënyra si është shitur T7 dhe Gazeta Expres, K.Allajbeut/Spitalit Amerikan është plot me zona për hetim. Ndryshimi pronësisë po ashtu. Po Prokuroria Speciale si çdo herë është ndalur.

Sa për pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria Speciale shumë vonë dhe nga sikleti ka vepruar.

Krejt ish zyrtarët tuaj e konfirmojnë njëqindfish më shumë se sa ka folur Prokuroria se çfarë bëhet me bizneset e Spitalit Amerikan dhe Grupit Dukagjini.

(Dhe sigurisht jo vetëm këta)

Por çështja mbetet prapë aty: të dy të akuzuarit kanë TV le të dalin të flasin se kush i ka cenuar dhe si. Ata kanë po ashtu studio ligjore. Le të kallzojnë penalisht ata që i persekutuan, fabrikuan apo sulmuan publikisht.

 

*Aktivise e LVV-së në Shqipëri

Video