Sulmet jo shqiptare ndaj Yuri Kim!

19 Tetor 2022, 15:50Pikëpamje SHKRUAR NGA AGRON GJEKMARKAJ

Po shoh asociacione e insinuata ndaj ambasadores amerikane Juri Kim sikur ajo feston për Alqi Bllakon. Një turp i gjithanshëm i papajtueshëm me kodin e mikpritjes shqiptare, një idiotësi alogjike nga pikëpamja politike.

Zonja Kim është përfaqësuese e SHBA dhe e Presidentit Biden, përfaqësuese e atij vendi që na ka ruajtur nga copëtimi i mëtejshëm, atij kombi që na ka futur në NATO dhe mbi të gjitha Amerikës që çliroi Kosovën që ëndrrën e bëri realitet, të pamundurën të mundur.

Pak herë për arsye institucionale e kam takuar zonjën Kim por një gjë mund të thuhet pa ndoshta e sikur ajo është përveçse përfaqësuese e shtetit më demokratik të Botes edhe mike e madhe e Shqipërisë e demokracisë, stabilitetit dhe integrimit të saj.

Partia Demokratike dhe pjesët e saj nuk duhet dhe nuk mundet të bien në antiamerikanizëm mejhanash, në folklor vetëvrasës nga këndvështrimi politik dhe gjeostrategjik.

Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut thotë kanuni ynë, karta e identitetit europian të shqiptarëve nuk na mëson këtë!

Ndërsa ne, ndonjë prej nesh ndërsen sejmenët e vet kundër saj sepse terezinë i ka prishur më të vërtetat që vendi i saj thotë. Kjo është e turpshme, kjo është e pamoralshme. Unë jam me origjinë nga Mbishkodra dhe jam i nderuar që ato tradita impresionojnë.

Të duash muzikën, artin, kuzhinën qoftë edhe pijet e Shqipërisë kjo është vetëm formë dashurie, promovimi dhe respekti ndaj Republikës sonë.

Agresioni mediatik ndaj pohimeve të tilla është thjesht hall. Juri Kim meriton respekt, shumë madje po kaq edhe Amerika, tejet e dashur për shqiptaret.

Shoh shumë ambasadorë që pahijshëm sillen si kurtizanë ndaj qeverisë edhe në nivel fizik, sikur të jenë drejtor i ndonjë instituti që kërkon projekte por jo Zonjën Kim. Dinjiteti i Amerikës në këtë rast përputhet me personin. Sa nder do ti bënin Shqipërisë të heshtnin kur u vjen të shajnë.

Video