Dëshmori i bukës!

8 Tetor 2022, 13:19Pikëpamje SHKRUAR NGA ARTAN FUGA
Artan Fuga

Gjithandej dëgjoj premtime ose kërkesa, jepuni pak më shumë të varfërve, shtoni ca thërrime këtu, shifni se kush ka ngelur në çadër jashtë nga tërmeti, kujdes shtoni ca lekë aty për të kompensuar elektrikun, ca këtu për ujin, jepuni ca lekë më shumë bujqve për naftën, etj, etj.

Mirë, mirë, duhen, por kjo nuk më pengon të them se janë fyese! Pse e trajtojnë shqiptarin si lypës? Ca thonë jo nuk ja japin thërrimet, ca thonë jo,jo, jepjauni, thërimet se gjynah!

Gjithehët na fyejnë se na trajtojnë si lypësa, si mjeranë, si... legena!

Më kujtohet sikur jemi në demonstratën e bukës! Koci Bako i shkretë në vitin 1941.

Dëshmori i bukës: Hapni depot e miellit! I shkreti, iku i ri! Më vjen si fantazmë kur shoh ç'bëhet!

Propagandë, manipulim, poshtërim, jepjuani supën, jojo, nuk ua japim!

Po mirë, pse lypësarë jemi ne?

Ju na premtuat se do ishim pronarë, sipërmarrës, me prona, me Shqipëri moderne, ku ne do të ishim zotër të fateve, do të ishim sipërmarrës, do të kishim në shoqëri, shtet, ekonomi, arësim, kulturë funksionale që do të prodhonte arritje?

Do të kishim një ekonomi me teknologji të zhvilluar, rini të arsimuar, lule Shqipëria!

Tani na çojnë për supë! Na përkrahni për kërkesa për uj, buk, dritë!

Minimumin e varfanjakut!

Ku i keni të gjitha këto?

Ne duam progres, dinjitet, forcë, jo lypje!

Ne ato duam, nuk duam lëmosha, nuk luftohet për lëmosha!

Ndryshe hajde bërtasim : Duam bukë!

Buuuuk, Buuuuuuk!

Për ca thërrime mendojmë se ka nevojë Shqipëria dhe shqiptarët?

O Zot ku kanë arritur kërkesat tona, çfarë na premtojnë se nuk do të na e japin, apo do të na e japin, këta që jetojnë në lluks!

Bërtisni, bërtisni : Buuuuuuuuuk, uuuuuuj!

Cfarë humbje dinjiteti!

Video