Enkileda e lindur për të fituar medalje të ARTA!

5 Maj 2025, 11:22Pikëpamje SHKRUAR NGA ROBERT HASA
FOTO: Enkileda Carja

Enkileda, 17-vjeçarja që mbushi mediat me lajmin se u shpall kampione e trefishtë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes në Lima, Peru.

Të gjithë reaguan për Enkiledën nga Presidenti, Kryeministri, Federata e peshëngritjes, kryebashkiakë, deputetë dhe fansa të peshëngritjes.

Por askush nuk pyeti se kush është kjo vajzë që po na nderon në arenën ndërkombëtare.

Enkeleda ose “Enki” siç e njohin miqtë dhe të afërmit, nuk është si moshataret e saj të cilat duan ta jetojnë jetën sipas kohëve moderne me të mirat dhe të problemet e saj.

Enki vjen nga një familje modeste me dy prindër të sfiduar shumë nga padrejtësitë e jetës, dy vëllezër dhe një motër të cilën ajo e sheh si ogurin fatsjellës.

Jeta e familjes së Enkit ka qenë shumë sfiduese u larguan nga një fshat i Librazhdit, për një jetë më të mire në qytetin e Elbasanit.

Por atje u ndodhi drama e jetës, një ngjarje e cila i shoqëron çdo ditë me brengë dhe peng në zemrën e tyre.

Kalvari i vuajtjeve të familjes së Enkit e bëri atë më të fortë, të ndjekë ëndrrën dhe pasionin e saj të jetë kampione në peshëngritje.

Enki, nuk ka nevojë për tu bërë lajm apo ta hedhin politikanët tanë videot e saj në rrjetet e tyre sociale për klikime, asaj i duhet suport monetar dhe motivues.

Ne tashmë kemi një ASET në peshëngritje dhe nuk duhet të bëhet lajm vetëm kur fiton por të jemi pranë saj duke e përkrahur në çdo sfidë.

FALEMINDERIT, Enkileda CARJA!

Video