Zjarret u afrohen shtëpive, banorët e tre fshatrave në Gramsh urdhërohen të largohen

12 August 2025, 12:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarret u afrohen shtëpive, banorët e tre fshatrave në Gramsh
Gramsh

Është dhënë urdhri për evakuimin e banorëve në tre fshatra të Gramshit: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, për shkak të dy fronteve të rrezikshme zjarri me të cilat po përballet zona që prej mëngjesit.

Në terren janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura në mbështetje të forcave vendore, të cilat po punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve.

Në vijim pritet të nisë mbështetja nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit.

 


Video