Vijojnë flakët në "Syrin e Kaltër" në Sarandë, 1 avion dhe 1 helikopter po punojnë për shuarjen

12 August 2025, 08:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vijojnë flakët në "Syrin e Kaltër" në
Sarandë

Zjarri që ra në zonën e Syrit të Kaltër në Sarandë, ku pasditen e djeshme mori përmasa të mëdha, ka vijuar edhe gjatë natës por me intensitet të ulët.

Në fshatin Pecë, vatra e zjarrit është fikur gjatë natës. Prej orëve të para të mëngjesit në Syrin e Kaltër po operojnë 1 avion Canadair dhe 1 helikopter.

Ditën e djeshme u bë evakuimi i vizitorëve nga parku natyror. Qarkullimi Muzinë-Sarandë u mbyll pasi flakët gjigande zbritën deri në rrugë.

Problematike u paraqit situata edhe në segmentin Bistricë-Muzinë.

Situata e rëndë ishte edhe në Finiq, ku prej disa ditësh flakët po kalojnë nga njëri fshat në tjetrin.

Në fshatin Leshnicë e Poshtme të Finiqit u dogjën disa banesa. Edhe në Poliçan të Beratit zjarri mori përmasa të mëdha në mal. 

Një vatër zjarri ra edhe në fshatin Xath të Fushë Arrëzit, ku u evakuuan banorët.


Video