Zjarr në pyllin e Sodës në Zvërnec, dyshohet i qëllimshëm

19 Qershor 2025, 12:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje nga zjarri në zonën e Zvërnecit

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme zonën e pyllit të Sodës, në afërsi të plazhit të Zvernecit, ku operojnë edhe disa biznese turistike.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të dendur, ndërsa ekziston rreziku që zjarri të përhapet më tej drejt pyllit të dendur dhe objekteve përreth.

Në vendngjarje ndodhen dy mjete të zjarrfikëses që po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve, teksa pushuesit po largohen nga plazhi.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun.

Video