Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një zjarr ka rënë pas mesnatës në parkun e autobusëve në Lushnjë.
Flakët kanë shkrumbuar totalisht katër autobusë, të cilët ndodheshin të parkuar aty.
Sipas raportimeve zjarri është regjistruar rreth orës 03:00, teksa nga dyshimet e para besohet se është i qëllimshëm.
“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen "Gafurr Muço" Lushnjë, në vendin e quajtur "ish-parku i autobusëve", dyshohet se në një autobus të parkuar ka rënë zjarr aksidentalisht e për pasojë janë përfshirë nga flakët edhe tre autobus të tjerë, në pronësi të shtetasve V. Z., B. M. dhe G. M.”, shkruhet në reagimin e policisë.