Zgjedhjet e 11 majit / Erion Veliaj regjistrohet si banor i bashkisë së Durrësit

7 April 2025, 20:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

 

Zgjedhjet e 11 majit / Erion Veliaj regjistrohet si banor i bashkisë
Foto ilustrim

 

Kryetari në detyrë i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk është vetëm i paraburgosur në Burgun e Durrësit, por rezulton tashmë edhe banor i qytetit bregdetar.

Kryebashkiaku Veliaj, i cili ndodhet prej disa muajsh në qelinë e Durrësit, është regjistruar edhe si banor i këtij qyteti.

Nga një kërkim në listën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Erion Veliaj rezulton t’i jetë shtuar listës së zgjedhësve në Durrës.

Kjo bën që Veliaj të mos votojë në parlamentaret e 11 majit për kandidatët e Partisë Socialiste në Tiranë, por vota e tij do të shkojë për një nga kandidatët e Qarkut të Durrësit.

Erion Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK më 10 shkurt të këtij viti, nën akuzat e korrupsionit pasiv dhe pastrimit të parave.

Zgjedhjet e 11 majit / Erion Veliaj regjistrohet si banor i bashkisë


Video