Zbulohen predha luftarake në Komsi të Matit

24 August 2024, 17:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulohen predha luftarake në Komsi të Matit
Zbulohen predha luftarake në Komsi të Matit

Disa predha luftarake të paplasura janë gjetur nga banorët ditën e sotme, në vendin e quajtur Fusha e Shkrirjes në fshatin Komsi të Bashkisë së Matit.

Predhat janë gjetur në një vend të hapur, ndërsa janë pikasur nga banorë të zonës të cilët kanë qenë në mal.

Zona njihet si vend ku aty dikur bëhej demontimi i municioneve luftarake që ndodheshin në repartin ushtarak i cili ndodhet në vendin e quajtur “Pylli i Kadiut”.

Prania e municioneve është rrezik për banorët e zonës të cilët shkojnë në mal me bagëti apo për të mbledhur bimë medicinale.



Video