Zbardhen detaje TRONDITËSE nga ngjarja në Francë, e pranon bashkëshorti i Gisele: E përdh*nova në një pikë KARBURANTI në autostradë, ishte fantazia ime!

25 October 2024, 13:06Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbardhen detaje TRONDITËSE nga ngjarja në Francë, e pranon
Giselle Pélicot

Zbardhen detaje tronditëse nga përdhunimi i Gisèle Pelicot nga burri i saj 71-vjeçar.

Së fundmi Dominique Pelicot ka pranuar se ka përdhunuar bashkëshorten e tij në një pikë karburanti në mes të autostradës pasi e kishte droguar.

Ai tha se ngjarja ndodhi pasi po ktheheshin nga pushimet, ndërsa shtoi se kjo ishte “fantazia” e tij.

Pelicot, i cili akuzohet se i kishte vënë pilula gjumi në vaktet e gruas së tij dhe më pas ftoi dhjetëra burra që takoi në një faqe interneti të ndezur për ta përdhunuar ndërsa ai filmonte veten, ka treguar se si e përdhunoi dikur në një pikë karburanti teksa po ktheheshin me makinë nga Ile de Re, në bregun e Atlantikut.

“Ishte një fantazi e imja. Ne po ktheheshim nga Ile de Re dhe unë ndalova në një pikë karburanti dhe e përdhunova. Askush nuk na pa”, tha ndër të tjera 71-vjeçari.

Nga ana e tjrtër, avokati i Giselle Pélicot, Stéphane Barbonet, i tha gjykatës së Avignon se i pandehuri e kishte çuar atë atje për t’ua “ofruar” shoferëve të kamionëve, por 71-vjeçari këmbëngul se “askush tjetër nuk ishte i përfshirë” në aktin e shëmtuar.


Video