Vrau me thikë 20-vjeçarin, Gjykata e Tiranës lë në burg Axel Hoxhajn

22 April 2023, 10:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrau me thikë 20-vjeçarin, Gjykata e Tiranës lë në
Axel Hoxhaj

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Axel Hoxhajn, autorin e dyshuar të vrasjes me thikë të 20-vjeçarit Stiven Toshkesi.

Trupa gjykuese caktoi masën e sigurisë arrest në burg ndaj 18-vjeçarit. Ky i fundit u arrestua dy ditë më parë, pasi u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës falë negociatave që uniformat blu zhvilluan me familjarët e të riut.

Një ditë më parë, gjykata la në qeli edhe 18-vjeçarin tjetër Ensi Maze, shoku i autorit të dyshuar kryesor.

20-vjeçari Stiven Toshkësi u godit për vdekje me thikë nga Axel Hoxhaj më 18 Prill.


Video