Vrasja në Selanik: Ngatërresa e fotos së viktimës Erjon Pelivani me një inxhinier shqiptar që punon në Greqi

10 January 2024, 20:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja në Selanik: Ngatërresa e fotos së viktimës Erjon
Viktima Erion Pelivani

Jordhan Pelivani, është një djalë shqiptar që jeton e punon në Greqi, por që nuk ka lidhje me ngjarjen e rëndë të Selanikut, ku një prind shqiptar vrau kunatin Erion Pelivani, se abuzonte prej 9 vitesh me vajzën e tij të mitur.

Shtypi grek e më pas dhe ai shqiptar kanë marrë foton e Jordhan Pelvanit një inxhinier i suksesshëm shqiptar në Greqi dhe e kanë ngatërruar me foton e Erion Pelivanit për shkak të mbiemrit të ngjashëm.

Familja e djalit në fjalë iu bën thirrje mediave shqiptare ta heqin foton e tij, pasi po denigrohet pa shkak.

Vrasja në Selanik: Ngatërresa e fotos së viktimës Erjon
Ky është Jordhan Pelivani, eshte nje inxhinier i suksesshëm, qytetar model dhe nuk ka lidhje me ngjarjen.
Vrasja në Selanik: Ngatërresa e fotos së viktimës Erjon
Ky është Erion Pelivani i dyshuar si përdhunues dhe i vrarë nga babai i vajzës.


Video