Vrasja e Santiago Malkos, Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit për Blendi Tetën, rikthen çështjen për rigjykim

22 Maj 2025, 15:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Santiago Malko

Gjykata e Lartë vendos të prishë dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën, i dënuar për vrasjen e ish-policit, Santiago Malko, gushtin e vitit 2019 në Tiranë.

Sipas Gjykatës së Lartë, dosja do të kthehet për rigjykim në Apel me një tjetër trupë gjykuese.

Blendi Teta u dënua nga Apeli me 25 vite burg, nën akuzën se ai vëzhgoi lëvizjet e Malkos dhe ndihmoi autorët në ekzekutimin e tij.

Të akuzuar po ashtu nga SPAK për këtë ngjarje janë: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni (Musai), Dritan Agaj, Xhoni Nica dhe Elvis Gaçaj.


Video