Vrasja e Klodian Rashës, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish policit Nevaldo Hajdaraj dhe të prokurorisë së Tiranës

3 July 2025, 16:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e Klodian Rashës, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish
Nevaldo Hajdaraj dhe Klodian Rasha

Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin e Nevaldo Hajdaraj, i cili kërkoi shfuqizim të vendimit të dhënë nga Apeli me Juridiksion të Përgjithshëm në 16 mars të vitit 2022, për dënimin e tij me 18 vite burg për vrasjen e Klodian Rashës, ngjarje e shënuar në dhjetor të vitit 2020 në Tiranë.

Vendimi u dha këtë të enjte nga kolegji penal i shkallës së tretë të gjyqsorit, i përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici.

Apeli dënoi Hajdarajn me 18 vite, dënim i cili zbriti në 12 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar. Vendimi i shkallës së dytë të gjyqsorit u rekursua në Gjykatën e Lartë edhe nga prokuroria e Tiranës, që kërkoi dënimin e ish policit me 20 vite burg dhe mos pranimin e gjykimit të shkurtuar.

 


Video