Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Elmir Tufa, i arrestuar si një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, ka dalë sot para gjykatës në Fier. 31-vjeçari mbërriti në gjykatën e Fierit me një kapuç në kokë.
Gjykata la ndaj tij masën në fuqi ‘arrest’ me burg.
Gjatë seancës personi nën hetim dhe avokati i tij pretenduan se ditën e ngjarjes kanë qenë në gjykatën e Krujës në një gjykim zëvendësim mase sigurimi të një kushëriri të tij dhe pretendonin se kishin pamje filmike për këtë fakt, duke përsëritur edhe një herë mospërfshirjen në vrasjen e biznesmenit 42-vjeçar.