VIDEO: Zjarr në katin e katërt të pallatit në Shkodër, asfiksohet një qytetar. Benet Beci shkon në vendngjarje

30 June 2023, 09:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO: Zjarr në katin e katërt të pallatit në Shkodër,
Apartamenti në flakë

Një apartament në katin e katërt të një pallati në lagjen “Parrucë” është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje duke bërë të mundur kështu shuarjen e flakëve që dyshohet se kanë ardhur si pasojë e një pakujdesie nga kryefamiljari i cili kishte harruar cigaren ndezur. 

Më pas zjarri është përhapur në pajisjet me gaz në banesë. Për shkak të tymit që mbuloi zonën, një qytetar u asfiksua dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Shkodrës ku iu dha ndihma e parë dhe gjendja e tij paraqitet e stabilizuar. 

Në vendngjarje mbërriti edhe kryebashkiaku Benet Beci i cili ka takuar anëtarët e familjes Haxhia që banonte në apartament. Më pas ka hyrë brenda banesës për të inspektuar dëmet e shkaktuara nga flakët. 


Video