
Policia normalisht, duhet të jetë shembull për zbatimin e ligjit.
Por kjo gjë nuk ndodh në Vorë.
Sipas një denoncimi të ardhur në redaksinë e Vox News, çdo natë, makinat e Policisë bllokojnë rrugët, duke parkuar dysh.
Pavarësisht shqetësimit të qytetarëve, kjo situatë është përsëritëse.
“Prsh. Shifeni pak makinat e policis se kom nr 7 ne Vore, vijojn perseri ne mes te rruges si te jen gango.!!!
Nje polic me ka then se ka then Lorisi shefi komisarjatit aty rrini se spyes per njeri une se kam lidhje shum larte. Ok, po ne pse ne gjobisni ???!!!!”, thotë denoncuesi.
Shef komisariati në Vorë, është Loris Dervishi.
Sipas denoncuesit, shefi pretendon se ka lidhje lart dhe ndaj bën “trimin”, ndërsa “ne na këpusin me gjoba çdo darkë”.