VIDEO/ Sherri mes Berat Buzhalës dhe Albatros Rexhaj, reagojnë gazetari dhe shkrimtari!

13 February 2026, 11:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Sherri mes Berat Buzhalës dhe Albatros Rexhaj, reagojnë
Berat Buzhala/ Blendi Fevziu/ Albatros Rexhaj

Një incident i papritur ndodhi mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit Opinion, ku një debat mes gazetarit Berat Buzhala dhe publicistit Albatros Rexhaj degjeneroi në përplasje fizike.

Debati mes dy të ftuarve u tensionua gjatë transmetimit live, duke ndërprerë për disa momente rrjedhën normale të emisionit.

Situata u përshkallëzua deri në kontakt fizik, ndërsa moderatori Blendi Fevziu ndërhyri menjëherë për të qetësuar gjendjen.


Buzhala kërkoi ndjesë për incidentin, duke iu drejtuar moderatorit dhe ndjekësve të emisionit.

VIDEO/ Sherri mes Berat Buzhalës dhe Albatros Rexhaj, reagojnë

Edhe Albatros Rexhaj ka reaguar pas përplasjes fizike mes tij dhe Berat Buzhalës në emisionin “Opinion”.

Ai ka sqaruar momentin e videos duke thënë se nuk ka pasur kontakt mes tyre, thjesht analisti ka larguar kokën.

Rexhaj thotë se arma e tij është fjala dhe qëllimi ishte vetëm të diskutonte e debatonte.


Ai shton se konfliktet i ka lënë pas (gjatë publicitetit ai dhe Buzhala i dhanë dorën njëri-tjetrit), dhe e sheh të mbyllur këtë çështje.


Video