VIDEO/ RENEA dhe BKH largohen nga “baza” e Inez Hajrullës, çfarë u gjet gjatë kontrolleve!

7 Mars 2026, 11:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Efektivët e RENEA-s dhe BKH-së janë larguar nga zona e Ujit të Ftohtë pas operacionit që u zhvillua këtë të shtunë në Vlorë.

Siç shihet edhe nga pamjet, mjetet e policisë janë larguar nga zona e rrethuar me efektivë.

Gjithashtu në zonë shihen persona të shumtë dhe efektivë të maskuar.


SPAK ka firmosur 7 urdhër arreste, mes të cilëve edhe për Flodian Plakun i cili akuzohet për vrasjen e Gentjan Bejtaj.

Ndërkohë urdhër-arreste janë lëshuar për Ines Hajrulla dhe krahun e tij të djathtë Ervis Matodoshaj.

Deri tani mësohet se të dy këta emra të njohur të botës së krimit nuk kanë arretur të vihen në pranga.

Nga informacionet e deri tanishme nga zbardhja e komunikimeve në Sky Ecc janë zbardhur episode kriminale, ndër to një si vrasje dhe trafik droge.

Janë ndaluar edhe persona jashtë Shqipërisë.

Detaje të reja pritet të dalin në vijim ndërsa pritet edhe një reagim nga SPAK lidhur me urdhër arrestet e lëshuara.


Video