(VIDEO) Motoçikleta përplas për vdekje të moshuarin në Fier, trupi mbetet në rrugë në pritje të ekspertëve

26 February 2022, 11:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

 

(VIDEO) Motoçikleta përplas për vdekje të moshuarin
Foto nga vendi i ngjarjes

 

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreht orës 11:00 të së shtunës në aksin rrugor Fier-Tepelënë.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Kafaraj dhe mësohet se në të është përfshirë një motoçikletë sportive që ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes dhe njoftimit të policisë, viktima është 67-vjeçari me inicialet Q.T., që është përplasur fort nga motoçikleta dhe ka gjetur vdekjen.


Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i motoçikletës, që është shoqëruar me urgjencë në spitalin e Fierit. Gjendja shëndetësore e të cilit nuk dihet ende.

Ndërkohë, trupi i viktimës ka qëndruar për rreth një orë në mes të rrugës në pritje të mbërritjes së grupit hetimor dhe ekspertëve për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Paraprakisht dëshmitarët thonë se motoçikleta ishte me shpejtësi tej normave të lejuara në këtë rrugë.

 

 

 

 


Video