VIDEO: Italianët “zbarkojnë” në Durrës, autokolona e ushtrisë me konteinerë dhe autobusë habit banorët

14 November 2023, 17:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO: Italianët “zbarkojnë” në Durrës,
Autokolona e ushtrisë italiane në Durrës

Një autokolonë e ushtrisë italiane është filmuar së fundmi në afërsi të qytetit të Durrësit.

Autokolona ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, teksa kanë parë të transportohen konteinerë dhe mjete të tjera.

Destinacioni i autokolonës është i paqartë, por nuk përjashtohet mundësia që të jetë një shenjë e nisjes së përgatitjeve për kampin e emigrantëve në Lezhë.

Kujtojmë se marrëveshja u firmos në sekret të plotë nga kryeministrat Edi Rama dhe Girogia Meloni, megjithatë nuk ka kaluar ende në Parlamentin shqiptar.


Video