VIDEO e FRIKSHME nga Turqia/ Burri SULMON një fëmijë 7-vjeçar, e hedh nga shkallët!

30 October 2025, 15:19Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO e FRIKSHME nga Turqia/ Burri SULMON një fëmijë
Turqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Adana, Turqi, ku një burrë sulmoi një fëmijë 7-vjeçar në rrugët e rajonit Seyhan.

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar momentin e sulmit të dhunshëm. Sipas dëshmitarëve, gjithçka filloi pas një debati të shkurtër mes burrit dhe fëmijës, ku i vogli nisi të ndiqej nga agresori.

I trembur, fëmija ngjiti shkallët e një ndërtese dhe trokiti në derën e një banese për të kërkuar ndihmë.

Megjithatë, burri e kapi fëmijën prej këmbëve dhe e përplasi në tokë, duke e hedhur nga një lartësi prej rreth 1.5 metrash.

Fëmija mbeti i shtrirë në tokë, ndërsa agresori u largua me vrap nga vendi i ngjarjes. Autoritetet janë duke hetuar ngjarjen dhe kanë shpallur në kërkim agresorin.


Video