Vetëvrasja e 41-vjeçares në Durrës, Arbana Osmani i kërkon Edi Ramës të mbyllë TikTok-un

5 January 2024, 20:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vetëvrasja e 41-vjeçares në Durrës, Arbana Osmani i
Arbana Osmani / Edi Rama

Reagime të shumta kanë ardhur nga opinioni publik pas vetëvrasjes së 41-vjeçares Bedrie Loka në Durrës, e cila ishte bullizuar në rrjetin social “TikTok”.

Mes tyre ka reaguar ashpër edhe moderatorja e njohur Arbana Osmani, e cila ka cilësuar “tastierat” si “armët e vrasësve të kohëve moderne”.

Arbana ka kërkuar mbylljen e rrjetit “TikTok” nga kryeministri i vendit Edi Rama.

“Tmerr, vrasësit e kohëve moderne kanë “armë”, tastierat, por janë gjithmonë vrasës. Mbylleni këtë dreq Tik Toku. Tani!”, shkroi moderatorja duket etiketuar edhe kreun e qeverisë.

Kërkesa për mbylljen e TikTok nuk është e padëgjuar më parë. Përveç se aplikacioni akuzohet se spiunon përdoruesit te qeveria kineze, shpesh ky aplikacion është vënë në shënjestër të akuzave për lejimin e çdo lloj materiali të publikuar, pa asnjë lloj filtri.


Video