Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një shqiptar ka humbur jetën në Gjermani pasi dyshohet se është rrëzuar nga skela duke punuar.
Viktima është 30-vjeçari nga Dibra, Ijon Bushi, i cili ndodhej prej disa muajsh në emigrim pë të ndihmuar familjen.
Mësohet se ai ishte pa dokumente dhe punonte në të zezë në një firmë turke. I riu ishte djalë i vetëm në një familje me 6 motra dhe jetonte vetëm me nënën, pasi motrat i kishte të martuara.
Shqiptarët e diasporës kanë mbledhur menjëherë një shumë prej 20 mijë eurosh që trupi i tij të vijë në Shqipëri dhe të varroset në vendlindje, si dhe disa ndihma për nën e tij.