Në krah të ushtarëve ukrainas po luftojnë edhe vullnetarë shqiptarë kundër ushtrisë ruse. Moska zyrtare ka publikuar edhe shifra, të cilat janë mohuar nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë.
Së fundmi, faqja "Our Wars Today" në rrjetet sociale, e cila publikon informacione nga luftërat në të gjithë globin, ka publikuar një foto të disa ushtarëve shqiptarë me flamurin kuqezi dhe pretendon se ata janë vullnetarë që luftojnë në krah të ushtrisë ukrainase.
Raportohet se shqiptarët bëjnë pjesë tek grupi i quajtur "Platforma Ekologjike" dhe cilësohen si “luftëtarë anarkistë apo antiautoritarë”.
“Luftëtarët mund të shihen me mitraloz PKM MG, Kallashnikovë AK-74 dhe granata artizanale 60 mm “KBA-118”, thuhet në përshkrimin e fotos.
View this post on Instagram