"U thirra për një ngjarje të vjetër"/ Kryebashkiaku Erion Isai zbulon se për çfarë dëshmoi në SPAK

30 Maj 2023, 15:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Erion Isai

Kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai ësht prononcuar për mediat, pas daljes nga SPAK, ku ka dëshmuar në lidhje me një çështje  që sipas tij ka ndodhur shumë kohë më herët dhe nuk ka lidhje me krimet zgjedhore dhe tenderat. 

Isai është shprehur se në SPAK është thirrur thjesht si një person që ka dijeni dhe jo si i përfshirë në krim, nëse ka.

“Nuk ka lidhje me krimet zgjedhore, kam qenë I thirrur si person që ka dijeni. Ka lidhje me një ngjarje konkrete të para shumë kohëve, ku Bashkia nuk ka qenë e përfshirë me tender publik të drejtpërdrejtë por si institucion në dijeni. Së kë po heton i takon prokurorisë, unë jam pyetur si person që ka dijeni, hetuesit janë në humor pse të mos jenë në humor”, ka thënë ai.


Video