U përmbys në autostradë, ndërron jetë shoferi i autobotit (Emri-Foto)

10 October 2024, 20:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U përmbys në autostradë, ndërron jetë shoferi i
Viktima e aksidentit në Lushnje

Shoferi i një autoboti me karburan ka ndërruar jetë pas një aksidenti në afërsi të fshatit Kashtëbardhë të Lushnjes.

Dyshohet se shoferi Petro Piti tentoi të manovronte teksa u përplas me një mjet bujqësor (zetor), duke bërë që autoboti të dilte jashtë rrugës dhe të përmbysej.

Për pasojë, shoferi mbeti i bllokuar për më shumë se një orë, teksa banorë të zonës tentuan ta nxirrnin. Për fat të keq, ai është nxjerrë i pajetë nga kabina e makinës.

Policia rrugore është duke hetuar për shkaqet e aksidentit.

U përmbys në autostradë, ndërron jetë shoferi i
Pamje nga aksidenti

Video