U ekzekutua sot, Gentian Bejtja i pranishëm në momentin e rrëmbimit të Enver Stafukës, i zhdukur prej vitesh pa gjurmë  

15 March 2024, 18:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U ekzekutua sot, Gentian Bejtja i pranishëm në momentin e
Rrembimi i Enver Stafukës

Rreth 10 vite më parë, Enver Stafuka u rrëmbye në zonën e Fushë Krujës dhe u zhduk pa gjurmë prej atij momenti.

Ngjarja e rëndë u regjistrua më 8 shkurt 2015, në qendër të Fushë-Krujës.

Në momentet e rrëmbimit, pamjet e të cilit u publikuan në emisionin “Në Shënjestër” nga Klodiana Lala, ishte edhe Gentian Bejtja, i cili u ekzekutua me breshëri kallashnikovi pasditen e kësaj të premteje në banesën e tij.

Në vendin e ngjarjes, ishte edhe Durim Bami dhe Ramazan Rraja.

Fati i Stafukës nuk u zbulua asnjëherë, ndërsa përpjekjet për eliminimin e Bejtjes ishin të vazhdueshme, derisa sot armiqtë ia arritën qëllimit.

 

 


Video