U asfiksua nga rrjedhja e bombolës së gazit, gjendet i vdekur 68-vjeçari në Dropull

6 March 2023, 15:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U asfiksua nga rrjedhja e bombolës së gazit, gjendet i vdekur
Foto ilustruese

Një 68-vjeçar është gjetur oa shenja jete në banesën e tij ditën e sotme në Dropull. Viktima është shtetasi me inicialet A.K. dhe ngjarja ka ndodhur reth orës 13:50, në fshatin Bodrishtë.

Paraprakisht dyshohet se 68-vjeçari ka humbur jetën për shkak të gjendjes së asfiksisë që i është shkaktuar nga rrjedhja e bombolës së gazit. Ai jetonte i vetëm në banesë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Video